Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë muajin e mjaltit pas dasmës luksoze, dalin fotot romantike nga Italia

Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë muajin e mjaltit pas dasmës luksoze, dalin fotot romantike nga Italia

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, po shijojnë muajin e mjaltit në Itali, vetëm pak ditë pas dasmës së tyre. Më 12 qershor, çifti i sapomartuar u fotografua në brigjet e Amalfi Coast, në zonën e Salerno, duke notuar, përqafuar dhe shkëmbyer puthje mbi një dyshek lundrues në det. Dua Lipa u shfaq me bikini të arta metalike dhe një shami në flokë, ndërsa Callum Turner kishte zgjedhur një kostum të zi plazhi. Sipas raportimeve, çifti kurorëzoi dashurinë më 6 qershor në Villa Valguarnera, në Palermo. Gjatë ceremonisë, legjenda e muzikës Elton John thuhet se interpretoi në piano këngën e tij të famshme Your Song. Para ceremonisë në Sicili, ata kishin zhvilluar edhe një martesë civile në...