Aktori i serialeve turke në vorbullën e hetimit, Burak Çelik ndërpret pushimet familjare dhe del para autoriteteve
Aktori turk Burak Çelik ka ndërprerë pushimet në Antalia dhe është kthyer në Stamboll, pasi emri i tij është përfshirë në një hetim më të gjerë që përfshin disa figura të njohura nga bota e artit dhe biznesit në Turqi. Sipas mediave turke, Çelik ndodhej me familjen në Antalia kur u informua për zhvillimet ligjore. Ai është kthyer në Stamboll mëngjesin e 16 korrikut, i shoqëruar nga familjarët dhe avokati i tij, ndërsa më pas është paraqitur pranë Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë për procedurat përkatëse. Aktori është marrë në pyetje në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria Publike e Bakërkojit. Pas dhënies së deklaratës dhe përfundimit të procedurave, Çelik është lënë i lirë. Hetimi përfshin gjithsej 25 persona, mes tyre artistë, aktorë,...
Burimi:
vizionplus.tv