Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës, 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa balistike ndaj qyteteve ukrainase, duke goditur gjatë natës Kievin, Zaporizhzhian dhe rajonin e Dnipropetrovskut. Në Zaporizhzhia, një sulm masiv me raketa la të paktën 6 persona të vrarë dhe 19 të plagosur. Ndërsa në rajonin e Dnipropetrovskut, sulmet me dronë dhe artileri shkaktuan 3 viktima dhe 5 të plagosur. Në Kiev, autoritetet raportuan sulm me raketa balistike, ndërsa një magazinë u përfshi nga flakët dhe një person mbeti i plagosur. Rusia pretendon se ka goditur ndërmarrje të industrisë ushtarake dhe qendra logjistike. Sulmet vijnë në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar goditjet ndaj objektivave brenda territorit rus, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar gjithashtu për rritjen e mbështetjes ushtarake të Koresë së Veriut për Moskën.
Burimi:
vizionplus.tv