Tragjedi në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë/ 132 të vdekur, 570 të plagosur, vijon gara me kohën për të gjetur të mbijetuar
Të paktën 132 persona kanë humbur jetën dhe 570 të tjerë janë plagosur nga tërmeti me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë. Bilanci pritet të ndryshojë, pasi ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat më të dëmtuara, ku dyshohet se persona të tjerë mund të jenë të bllokuar nën rrënoja. Pereira është një nga qytetet më të goditura, me 60 viktima të raportuara. Tërmeti ka shkaktuar shembjen e të paktën 86 ndërtesave, ndërsa mbi 1,500 banesa janë dëmtuar. Në terren janë angazhuar ushtria, zjarrfikësit dhe ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit, të mbështetura edhe nga qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja. Në një prej operacioneve, 16 persona u shpëtuan pasi mbetën të bllokuar për rreth gjashtë orë në kabinat e një teleferiku në Pereira....
Burimi:
vizionplus.tv