Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dërgoi babait video: Thuaju lamtumirë

Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dërgoi babait video: Thuaju lamtumirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dakotën e Veriut, SHBA, ku një nënë 22-vjeçare akuzohet se vrau dy fëmijët e saj, përkatësisht një foshnjë vetëm 5 muajshe dhe një fëmijë 3 vjeç. Një tjetër fëmijë i saj i mbijetoi sulmit. Sipas autoriteteve, mëngjesin e 6 gushtit, 22-vjeçarja Kaylee Erhart i dërgoi një video bashkëshortit të saj me të cilin ishte divorcuar. Ajo shfaqej duke mbajtur një armë dhe duke kërcënuar se do të vriste veten. Në të njëjtën video, ajo mbante në krahë njërin prej fëmijëve dhe i tha babait të tyre: “Thuaju lamtumirë fëmijëve të tu.” Vetëm pak minuta më vonë, sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, gruaja sulmoi me thikë fëmijët e saj. Foshnja 5-muajshe dhe fëmija 3-vjeçar humbën jetën si pasojë e...