“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”, Rama i përgjigjet Beogradit: Territori i Kosovës s’është i Serbisë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Me anë të një postimi në X, Rama e cilëson si “folklor politik” retorikën për “Shqipërinë e Madhe”, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë dhe se do të vijojë të mbështesë Kosovën si shtet të pavarur. Reagimi i kryeminsitrit Edi Rama në rrjetin X: Një shkëmbim shumë interesant veror mes ministrave tanë të Jashtëm. Edhe pse prisja një përgjigje për lumin Ibër, disi udhëtuam nga hidrologjia te e drejta ndërkombëtare, bëmë ndalesën e detyrueshme te “Shqipëria e Madhe”, kaluam nga “Kosova dhe Metohia” dhe përfunduam në muzeun e njohur të ankthit historik serb. Në Beograd ekziston një lloj folklori politik...
Burimi:
vizionplus.tv