“Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombëtare i propozon partnerit të tij për martesë (VIDEO)
Grimeri dhe influeceri i famshëm me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të rëndësishme të jetës private. Kevin i ka propozuar për martesë partnerit të tij, Christian Schiavone, gjatë një çasti romantik në Sicili. Momenti i veçantë është zhvilluar në një atmosferë intime, ndërsa grimeri ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga propozimi, duke shprehur emocionet dhe dashurinë për partnerin e tij. Krahas fotografive, Kevin ka ndarë edhe një dedikim prekës për Christian: “Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Faleminderit që plotësove çdo ëndërr që as nuk e dija se e kisha. Të dua, bubba”. Postimi i tij është shoqëruar me mijëra reagime dhe urime nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar çiftin...
Burimi:
vizionplus.tv