Shoqërimet pas protestës, Policia me njoftim zyrtar: Shtynë dhe goditën me vezë, domate e gurë efektivët

Shoqërimet pas protestës, Policia me njoftim zyrtar: Shtynë dhe goditën me vezë, domate e gurë efektivët

pamje nga protesta para Kuvendit TIRANË-Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimet e protestuesve pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit. Në Polici janë shoqëruar tetë persona, ku blutë njoftojnë se ata kanë shtyrë dhe goditur me vezë, domate, gurë dhe sende të tjera punonjësit e Policisë në shërbim. Policia thotë se ata nuk i janë bindur thirrjes që të mos cenonin perimetrin e sigurisë së Kuvendit dhe kanë vijuar me veprimet e dhunshme ndaj policëve. Njoftimi i policisë: Në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit hartoi planin e masave për garantimin e perimetrit të sigurisë, si dhe të rendit e sigurisë gjatë tubimit të paralajmëruar nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale, që u mbajt para Kuvendit të...