Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkrumbohet gjatë natës restoranti në qendër të Thethit, evakuohen dhjetëra turistë që ishin të akomoduar në bujtinë
Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është vënë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur. Zjarri ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht të gjithë ambientin e restorantit. Sipas dëshmive të pronarëve, ndërhyrja e zjarrfikëses ka ardhur me vonesë, ç’ka ka vështirësuar kontrollin e situatës. Për shkak të rrezikut që flakët të përfshinin edhe strukturën ngjitur, gjatë natës është bërë evakuimi...