Shkodër/ Zjarri vihet nën kontroll, bonorët jashtë rrezikut
FOTO ILUSTRUESE SHKODËR- Situata e krijuar nga zjarri në zonat e Bardhajt dhe Myselimit në Shkodër po shkon drejt stabilizimit, pasi ndërhyrja e forcave në terren dhe nga ajri ka bërë të mundur vendosjen nën kontroll të vatrave më problematike. Flakët u riaktivizuan gjatë mesditës për shkak të erës së fortë, duke rritur shqetësimin për përhapjen e tyre pranë banesave. Megjithatë, sipas autoriteteve vendore, rreziku për zonat e banuara është shmangur. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, bëri të ditur se operacioni u zhvillua në mënyrë të koordinuar, me angazhimin e zjarrfikësve, Shërbimit Pyjor, Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, punonjësve të njësive administrative, vullnetarëve dhe banorëve të zonës. "Pas një riaktivizimi të zjarrit, të favorizuar nga era gjatë mesditës, situata në Bardhaj dhe Myselim është drejt...
Burimi:
zeri.ai