“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

Kryeministri i vendit, Edi Rama me ministren për Administratën Publike Adea Pirdeni po prezantojnë një plan të ri transformimi dhe vlerësimi mbi shkallën e meritës së administratës në raport me shërbimin ndaj qytetarëve. Gjatë prezantimit, Rama theksoi se reforma synon të krijojë një administratë ku punonjësit më të aftë dhe më të përgatitur të kenë mundësi të përparojnë në hierarkinë shtetërore mbi bazën e meritave dhe përkushtimit. “Njerëzit më të aftë, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më të dëshiruar për t’i shërbyer vendit, nga fronti administrativ, nga ana e shtetit, duhet jo vetëm të hyjnë dhe të ecin përpara kur hyjnë në shkallët e hierarkisë administrative. Prandaj e kemi quajtur shkalla e meritës“, tha ai. Më tej, Rama u ndal edhe te krijimi...