Shkalla e meritës në administratë, Pirdeni: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët. Nis në dhjetor platforma “Porta e hapur”
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, kanë prezantuar një plan të ri transformimi për administratën publike, që synon rritjen e meritokracisë dhe vlerësimin e punonjësve në raport me shërbimin ndaj qytetarëve. Gjatë prezantimit, Pirdeni theksoi se aktualisht ekziston një distancë mes aftësive profesionale të punonjësve dhe mënyrës se si sistemi administrativ i njeh dhe i shpërblen ato. Sipas saj, plani i ri synon ta vendosë meritën në themel të të gjithë ciklit të karrierës në administratën publike. “Kemi një distancë shqetësuese mes aftësisë dhe mënyrës sesi sistemi arrin ta njohë dhe shpërblejë atë. Kjo distancë ka një kosto. Mungesa e meritokracisë në administrime ka qenë edhe një shqetësim i shprehur në protestat qytetare. Përtej përgatitjes dhe zhvillimit profesional te...
Burimi:
javanews.al