Shkaktoi faullin vdekjeprurës të lojtarit të Tenerifes, portieri Jesús Owono në gjendje të rëndë psikologjike!
Bota e futbollit vajton vdekjen e Jesús de Miguel, sulmuesi i CD Tenerife, i cili pësoi arrest kardiorespirator dje gjatë ndeshjes kundër FC Andorra, gjë që çoi në shtrimin e tij në spital. Këtë mëngjes, klubi njoftoi përkeqësimin e gjendjes së tij dhe më pas lajmëroi se 30-vjeçari kishte ndërruar jetë. Incidenti tragjik ndodhi pasi De Miguel u përplas rëndë me portierin e Andorrës, Jesús Oëono, i cili kishte dalë nga porta e tij. Portieri i ekipit të Principatës e kishte monitoruar nga afër gjendjen e lojtarit të lindur në Madrid. Sipas raportimeve në programin radiofonik Cope ‘El Partidazo’, përpara se të përhapej lajmi për vdekjen e De Miguel, portieri “ishte shumë i shqetësuar nga situata”. Në radion “Cope”, përpara njoftimit të vdekjes së futbollistit,...
Burimi:
javanews.al