Volejboll/ Tirana mposht Ferizajn në finale dhe fiton Kupën Pavarësia për femra

Volejboll/ Tirana mposht Ferizajn në finale dhe fiton Kupën Pavarësia për femra

29 Nëntor 2026 16:23 Telesport Skuadra e Tiranës në volejboll për femra fitoi të dielën pasdite Kupën Pavarësia, një turne që u zhvillua për tri ditë me radhë në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan. Në finale, skuadra bardheblu fitoi 3-2 ndaj Ferizaj (25-21, 22-25, 22-25, 25-22, 15-11). Një ndeshje me rivalitet në të pesta setet, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren dhe trofeun. Herë udhëhiqte Tirana e herë Ferizaj, që në cdo moment treguan më të mirën në parket. Në fund, vajzat e trajnerit Gorenxa bënë diferencën në fushë, duke fituar pas dy orësh lojë trofeun. Gjysmëfinale-Femra Pogradeci – Ferizaj, 0-3 Tirana – Drita, 3-1 Finale Tirana – Ferizaj, 3-2