“Është normale të kem oferta”! Dështoi te Juventus, sulmuesi brazilian drejt rikthimit të bujshëm në Europë

“Është normale të kem oferta”! Dështoi te Juventus, sulmuesi brazilian drejt rikthimit të bujshëm në Europë

Aventura e parë e Kaio Jorge te Juventus dhe në Europë nuk ishte aspak e mirë. Kur ishte vetëm 19 vjeç, sulmuesi brazilian u transferua me shumë zhurmë nga Santos te Juventus, por nuk qëndroi shumë gjatë dhe u rikthye përfundimisht në Brazil në vitin 2024, ku u transferua te Cruziero për 7 milionë euro. Te Cruzeiro, Kaio Jorge ka bërë 95 paraqitje dhe ka shënuar 45 gola, duke u rikthyer kështu në vëmendje për një mundësi rikthimi në Evropë. Javët e fundit kanë qarkulluar zëra për një transferim të mundshëm te Bayern Munich. Ndërsa ka mbetur edhe një ndeshje kampionati për t’u luajtur, sulmuesi foli për situatën e tij përpara raundit të 38-të dhe të fundit. Ekipi i tij e ka siguruar tashmë vendin...