Sherr në një beach bar në Lungomare, disa persona shoqërohen nga Policia, në kërkim të tjerët

Sherr në një beach bar në Lungomare, disa persona shoqërohen nga Policia, në kërkim të tjerët

vendngjarje-vlore VLORË- Një konflikt mes disa personave ka ndodhur paraditen e sotme në një beach-bar në zonën e Lungomares, në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se konflikti ka nisur për motive banale, pas një grindjeje të çastit, e cila më pas është përshkallëzuar në përplasje fizike. Mësohet se nga përplasja mes personave të përfshirë ka pasur vetëm dëmtime të lehta. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur veprimet për identifikimin dhe shoqërimin e të konfliktuarvë, teksa vijon kërkimet për personat e përfshirë.  Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të konfliktit dhe identifikimin e personave të përfshirë./ZËI