Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Burgu i Fierit, të cilin Erion Veliaj e denoncon si vendin ku po keqtrajtohet dhe nuk po merr kujdesin e duhur mjekësor, për Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, është një institucion model, me kushte që synojnë standardet evropiane dhe trajtim dinjitoz të të burgosurve. Bodo ka zhvilluar një vizitë inspektuese pikërisht në institucionin ku transferoi ish-kryebashkiakun e Tiranës, por në njoftimin zyrtar nuk ka asnjë përgjigje për akuzat e tij. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, IEVP Fier vlerësohet lart për infrastrukturën dhe organizimin e punës. “IEVP Fier përfaqëson një model të zhvillimit të sistemit penitenciar, me infrastrukturë dhe kushte që synojnë përmbushjen e standardeve evropiane, duke ndërthurur sigurinë me trajtimin dinjitoz, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar”, thuhet në...
Burimi:
argjiroja.net