VIDEO/ Oshtin stadiumi, shihni momentin kur lojtarët kuqezinj hyjnë në fushë për nxemjen para sfidës – Balkanweb.com – News24
Tifozët shqiptarë kërkojnë të shohin sot një fitore nga Kombëtarja në “Air Albania” dhe kanë treguar mbështetjen e tyre duke blerë të gjitha biletat për duelin ndaj Finlandës. Mbështetjen e zjarrtë për kuqezinjtë ata e kanë treguar që para fillimit të takimit, kur formacioni kuqezi i përzgjedhur nga trajneri Maran, doli në fushë për të nisur nxemjen. Në tribuna nisën menjëherë brohoritjet duke bërë që të oshtinte i gjithë stadiumi me përshëndetjen për lojtarët të cilët nisën përgatitjen për duelin në vëzhgimin e Maran dhe stafit të tij. Sigurisht, një atmosferë e ftohtë priti lojtarët e Finlandës, të cilët ashtu si edhe mbërritën në stadium, ishin të parët që hynë në fushë për nxemjen para kuqezinjve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit...
Burimi:
gijotina.com