Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

Salushe Mosja iu drejtua një klinike dentare për të rregulluar dhëmbët dhe për të vendosur faseta, por trajtimi dentar, sipas saj, nuk përfundoi ashtu siç ishte premtuar. Qytetarja pretendon se dhëmbët iu dëmtuan dhe se në vend të fasetave përfundoi me proteza. Për këtë arsye, ajo kërkoi disa herë mjeken Gentjana Shaholli Elezi, e cila ndërkohë kishte ndryshuar vendin e punës. Pas disa përpjekjesh, Salushja arriti ta gjente sërish dhe i kërkoi që të përfundonte trajtimin e nisur. Por palët nuk arritën një marrëveshje. Në këto kushte, në vitin 2021, para një noteri, u hartua një kontratë borxhi, përmes së cilës mjekja pranonte se i detyrohej qytetares shumën prej 4 milionë lekësh. Por edhe pas kësaj marrëveshjeje, paratë nuk iu kthyen Salushes. Qytetarja iu drejtua...