Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…
Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë. Uniformat blu kanë vënë në pranga 2 nga vëllezërit dhe po punohet për kapjen e 2 të tjerëve, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditën me grushte dhe me sende të forta, 5 shtetas. Po ashtu mësohet se është proceduar penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, dje, pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në fshatin Dragostunjë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes,...