Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sherr masiv në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’/ 15 persona përfshihen në konflikt, 57-vjeçari goditet me thikë pranë zemrës, në rrezik për jetën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një konflikti masiv mes 15 personash pranë një hoteli të njohur. I dëmtuari është një 57-vjeçar me inicialet G.V., i cili është goditur me armë të ftohta dhe ka marrë një plagë të rëndë në kraharor, shumë pranë zemrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 dhe ka shkaktuar panik të madh në zonë, e cila është mjaft e frekuentuar nga pushues të shumtë, vendas dhe të huaj. Menjëherë pas incidentit, forca të shumta policie...