Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian
Një votëbesim kundër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dështuar që të sigurojë shumicën e votave të nevojshme për të ecur përpara. Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka qenë në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj. Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Evropian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Mocioni përbëhej nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani....