SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

SHBA-të lëshojnë urdhër-arresti ndaj ish-udhëheqësit kuban pas 30 vitesh, Raúl Castro!

Drejtësia amerikane ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj ish-presidentit kuban, Raúl Castro, 95 vjeç, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e katër personave në vitin 1996. Urdhri është lëshuar nga drejtësia e Floridës, pas akuzave federale të ngritura ndaj tij më 20 maj. Lajmin e bëri të ditur prokurori i përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, i cili deklaroi se autoritetet kanë siguruar një urdhër-arresti për ish-udhëheqësin kuban. Çështja lidhet me ngjarjen e 24 shkurtit 1996, kur tre avionë të vegjël të organizatës “Brothers to the Rescue”, e themeluar nga mërgimtarë kubanë në Miami, u nisën nga Florida. Dy prej tyre u rrëzuan nga avionë luftarakë kubanë, ndërsa ndodheshin në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Si pasojë, humbën jetën katër persona. Sipas hetimeve amerikane dhe përfundimeve të Organizatës Ndërkombëtare...