No Image Available

SHBA paralajmëron shtetasit e saj: Protesta mund të zgjerohet…

Ambasada amerikanë në Tiranë ka reagoi sërish pas përplasjeve të shënuara pasditen e së mërkurës gjatë protestës së nisur në Rrugën e Durrësit dhe të zhvendosur më tej para kryeministrisë. Përmes një mesazhi drejtuar shtetasve amerikanë në Tiranë ambasada thekson se protesta është shndërruar në akte të dhunshme dhe rrezikon të përhapet në ndërtesat qeveritare. “Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht prani të shtuar të policisë, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Personelit të Ambasadës në Tiranë është këshilluar të shmangë demonstratat. Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë...