SHBA godet anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të çante bllokadën detare ndaj Iranit
Ushtria amerikane tha se të shtunën kishte sulmuar një anije mallrash në Gjirin e Omanit, e cila dyshohet se po përpiqej të anashkalonte një bllokadë detare ndaj porteve iraniane. Një avion luftarak i ushtrisë amerikane goditi anijen e mallrave me një municion, pasi «ekuipazhi i anijes injoroi paralajmërimet e përsëritura dhe u përpoq të thyente bllokadën detare në fuqi kundër Iranit», tha në platformën X Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), komanda amerikane përgjegjëse për rajonin. "Anija e madhe e mallrave po përpiqej të kalonte nëpër ujërat e rajonit, pasi më parë ishte nisur nga një port iranian." Goditja e nxori plotësisht jashtë funksionit sistemin e shtytjes së anijes, pa shkaktuar dëme te ekuipazhi, tha CENTCOM. Shtetet e Bashkuara rivendosën një bllokadë detare ndaj...
Burimi:
syri.net