SHBA, BE dhe Gjermania “ballafaqohet” me Begajn, takimi në Presidencë, prezent dhe dy ish presidentë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të rëndësishëm diplomatikë dhe dy ish-presidentë të vendit, në një kohë kur protestat dhe tensionet në Tiranë kanë shtuar shqetësimet për situatën politike dhe sigurinë publike. Në takimin e zhvilluar në Presidencë kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara, përfaqësuesi diplomatik i Bashkimit Evropian dhe ambasadori i Gjermanisë, si dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Shqipëri. Begaj ka pritur gjithashtu ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Sipas informacionit të bërë publik, diskutimet janë përqendruar te nevoja për uljen e tensioneve, shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe krijimin e kushteve për një zgjidhje politike. Në fokus ka qenë edhe ndalimi i përdorimit të forcës dhe gjetja e rrugëve për të qetësuar situatën në...
Burimi:
ntv.al