Çfarë nuk shkon me vendimin e PS? Spiropali dhe Ndreca, përjashtim pa votim dhe pa bazë të qartë statutore?
Çfarë nuk shkon me vendimin e PS? Spiropali dhe Ndreca, përjashtim pa votim dhe pa bazë të qartë statutore? Ajo që ndodhi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ngre pikëpyetje jo vetëm politike, por edhe statutore. Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Por kërkesa e tij nuk u hodh në votim. Gjatë diskutimeve pati kundërshtime dhe Asambleja nuk mori asnjë vendim përmes votës. Kjo është çështja e parë. Si mund të konsiderohet i marrë një vendim për përjashtimin e dy anëtarëve, kur organi që duhej të shprehej për kërkesën nuk votoi? Ka edhe një problem të dytë, që e bën situatën edhe më paradoksale. Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi deklaroi se Elisa Spiropali ishte anëtare e Partisë...
Burimi:
sot.com.al