Fjalimi i një socialisti pa emër në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

Fjalimi i një socialisti pa emër në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

Nga Irena Beqiraj/ Të dashur shokë dhe shoqe, Të flasësh në këtë Asamble është një akt që kërkon njëfarë guximi. Jo se këtu nuk lejohet të flasësh, përkundrazi, liria e fjalës në këtë forum është e garantuar, për sa kohë që nuk rrezikon të shndërrohet në liri mendimi. Siç e do zakoni, po e nis me një falënderim për Kryetarin, i cili sapo na dhuroi një tjetër fjalim nga fjalimet e tij të jashtëzakonshme, ku mendimet udhëtojnë gjatë dhe përfundimi, nëse ka një të tillë, mbetet gjithmonë një çështje interpretimi. E dëgjova me vëmendjen e një socialisti të vërtetë fjalimin e tij. Duhet thënë se kryetari flet ca gjatë dhe, në këtë pikë, konkurron vetëm me gratë, të cilat, ndonëse të shumta në numër në...