“Sfida jonë, meritë brenda sistemit”- Reformë në Administratën Publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë, shkallë merite!
Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka prezantuar sot (9 tetor) nismën për reformimin e sistemit të vlerësimit dhe zhvillimit të karrierës në administratën publike, duke theksuar nevojën për një mekanizëm që identifikon kontributin individual, vlerëson performancën dhe garanton që avancimi në karrierë të bazohet te merita. Gjatë fjalës së saj, Pirdeni u ndal te problematikat që lidhen me mënyrën se si vlerësohen punonjësit e administratës publike, duke iu referuar edhe gjetjeve të Anketës Kombëtare të Shërbimit Publik. Sipas ministres, rezultatet e anketës evidentojnë shqetësime mbi aftësinë e sistemit për të dalluar punën cilësore nga performanca e zakonshme, si dhe për të identifikuar në kohë potencialin e punonjësve. “Puna shumë e mirë shpeshherë nuk dallohet nga puna e zakonshme dhe e dobët dhe...
Burimi:
javanews.al