Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa si hapje të Beogradit ndaj mundësisë për t’iu bashkuar sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë. “Udhëheqja serbe duhet të mbajë përgjegjësi për fatin e popullit të saj dhe të respektojë pikëpamjet e qytetarëve të vet” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke iu referuar deklaratës së Ministrit për Integrimin Evropian, Nemanja Starović. Sipas saj, në intervistën e publikuar më 25 korrik, del në pah teza e gatishmërisë së Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve. “Ajo...