Selenicë/ Zjarri përfshin kodrat e Peshkëpisë

Selenicë/ Zjarri përfshin kodrat e Peshkëpisë

foto nga zjarrI SELENICË-  Në kodrat e fshatit Peshkëpi në bashkinë e Selenicës një vatër zjarri është aktivizuar duke përfshirë një zonë me bimësi shkurrore dhe duke ngritur shqetësime për përhapjen e flakëve. Sipas informacioneve nga terreni, era po favorizon avancimin e zjarrit, ndërsa terreni kodrinor po e bën më të vështirë ndërhyrjen për izolimin e vatrës. Forcat zjarrfikëse pritet të ndërhyjnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa autoritetet po mbajnë situatën nën monitorim për të shmangur përhapjen e zjarrit në zona të tjera. Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit, ndërsa operacioni për shuarjen e tij pritet të vijojë në orët në vijim./ZËRI