Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Sefë Mahmut Kosharja (1825 – 20 prill 1881)
Ahmet Qeriqi: Sefë Mahmut Kosharja (1825 – 20 prill 1881) Sefë Mahmuti ka lindur në fshatin Koshare, afër Ferizajt,rreth vitit 1825. Të dhënat gojore bëjnë me dije se përafërsisht rreth vitit 1855, autoritetet turke e kanë rekrutuar në radhën e nizamëve, ku kishte shërbyer pesë vjet. Pasi kishte kryer nizamin, për shkak të meritave ishte caktuar redif, një formacion i rezervistëve të rregullt, të cilët ishin të obliguar t’i përgjigjeshin mobilizimit në rast se u kërkohej. Dy vjet të tjera si redif kishte shërbyer në Stamboll. Rreth vitit 1867 kthehet në vendlindje, martohet dhe krijon familje. Në vitin 1876 së bashku me disa redifë të tjerë ishte ftuar në Stamboll dhe ishte caktuar të luftonte në radhët e Osman Pashës, në Frontin verior të Bullgarisë,...