Samiti i liderëve/ Von der Leyen letër udhëheqësve të BE, kërkon masa më të ashpra për migracionin

Samiti i liderëve/ Von der Leyen letër udhëheqësve të BE, kërkon masa më të ashpra për migracionin

Presidentja e Komisionit Evropian u ka kërkuar udhëheqësve të BE-së të miratojnë masa më të ashpra kundër migracionit të parregullt, duke përfshirë një kuadër reagimi ndaj emergjencave dhe kompetenca të zgjeruara për agjencinë kufitare të bllokut, raportoi të martën Politico. Në një letër drejtuar udhëheqësve të të 27 shteteve anëtare përpara samitit të Këshillit Evropian të kësaj jave në Bruksel, Ursula von der Leyen bëri thirrje për masa për t'iu përgjigjur kur migracioni përdoret si mjet për të destabilizuar bllokun. “Ne duhet të parandalojmë kërcënime të tilla dhe ta bëjmë të qartë se nuk do të bëjmë kurrë kompromis me mbrojtjen e kufijve tanë të jashtëm: asnjë aktor shtetëror ose jo-shtetëror nuk do të lejohet të shfrytëzojë rregullat ose vlerat tona për të destabilizuar Unionin”,...