Turqi, konfirmohen 5 viktima nga rrëzimi i helikopterit ushtarak gjatë stërvitjes në Eskishehir

Turqi, konfirmohen 5 viktima nga rrëzimi i helikopterit ushtarak gjatë stërvitjes në Eskishehir

Një tragjedi ndodhi pasditen e së martës (24/11) në Turqi, ku një helikopter ushtarak i tipit AS-532 Cougar u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në zonën e Eskishehirit, duke shkaktuar vdekjen e pesë ushtarakëve. Lajmin e konfirmoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, e cila bëri të ditur se në helikopterin fatal ndodheshin pesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura turke. Helikopteri ishte ngritur nga Eskishehiri në kuadër të një aktiviteti stërvitor të planifikuar, kur, në rrethana që ende nuk janë sqaruar, u rrëzua. Reagimi i shërbimeve përgjegjëse ishte i menjëhershëm, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit u drejtuan drejt zonës për të lokalizuar helikopterin dhe personat që ndodheshin në bord. Njoftimi i Ministrisë turke të Mbrojtjes Në një njoftim fillestar, Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare kishte bërë të...