Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një informacion të posaçëm për automjetet elektrike, duke detajuar mënyrat e karikimit, tarifat dhe kostot që duhet të kenë parasysh konsumatorët. Sipas shembullit orientues të ERE-s, një automjet elektrik me konsum prej 18 kWh/100 km, kërkon 180 kWh energji elektrike për të përshkuar 1,000 km. Nëse makina karikohet në banesë, kjo sasi i shtohet konsumit të zakonshëm të familjes. Për vitin 2026, familjet që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj paguajnë 8.5 lekë/kWh. Kështu, nëse familja vijon të mbetet nën këtë prag edhe pas karikimit të automjetit, 180 kWh energji do të kushtonin rreth 1,530 lekë. Por llogaria ndryshon nëse konsumi total i familjes të kalojë 700 kWh në muaj. Në këtë rast aplikohet çmimi prej 9.5 lekë/kWh,...