Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rusia bombardon Kharkivin, 3 të vdekur/ Raportohen 57 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë
👁10001
Gjatë një sulmi me dronë rus gjatë natës në qytetin Kharkiv, tre persona kanë mbetur të vrarë. Guvernatori i rajonit, Ihor Terekhov tha se 17 dronë u lëshuan në qytet gjatë një sulmi të përqendruar që zgjati për nëntë minuta. “Ka goditje të drejtpërdrejta në ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi private, kënde lojërash, ndërmarrje dhe transport publik“, tha Terekhov. Siç raportojnë autoritetet, 57 persona mbetën të plagosur nga sulmi, përfshirë edhe 7 fëmijë.