Rruga e Dukagjinit, Rama: Lidh Shkodrën me Gjakovën

Rruga e Dukagjinit, Rama: Lidh Shkodrën me Gjakovën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rruga e Dukagjinit, në aksin Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, ku shkruan se është një nga segmentet më të rëndësishme të veriut të vendit. “Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë. Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj. Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për...