Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rritet numri i anijeve të mbingarkuara që kaluan Kanalin Anglez gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës
👁3829
Numri i anijeve të mbingarkuara që kalojnë Kanalin Anglez është rritur gjatë vitit 2025. Gjatë vitit deri në prill 2025, u regjistruan 33 anije me 80 ose më shumë persona në bord. Në vitet 2023-24 numri ishte 11 anije me 80 ose më shumë persona dhe gjatë vitit deri në prill 2023 u regjistrua vetëm një anije e tillë. Ndërsa numri i njerëzve për anije është rritur, qeveria tha se numri i përgjithshëm i anijeve që kalojnë kufirin kishte rënë nga më shumë se 1,100 në vitet 2021-22 në 738 vitin e kaluar, sipas Sky News. Top Channel