Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

Shtatë persona humbën jetën kur një aeroplan ushtarak u rrëzua teksa fluturonte drejt një komuniteti indigjen në rajonin e Amazonës, tha Ministria e Mbrojtjes e Venezuelës. Tre prej personave në bord u nxorën të gjallë nga rrënojat. Cessna C-208B u rrëzua 14 kilometra nga aeroporti që i shërben Puerto Ayacucho, në Venezuelën jugore. Midis pasagjerëve ishin anëtarë të fisit indigjen Yanomami. Qeveria tha se bashkëpiloti dhe gjashtë të tjerë u vranë në aksident. Kapiteni i avionit ishte midis të mbijetuarve./vizionplus.tv