Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Rreth “Masakrës së 4 shkurtit”, për të cilën akuzohet Xhafer Deva
Nga: Vasfi Baruti Masakra e 4 shkurtit! Ato ditë shkurti 1944 (e më pas), kur hidhërimi pushtoi Tiranën, pis-politika komuniste mashtroi e luajti si deshi me masakrën për interesa të veta! Trakti i PKSh-së për atë masakër, i botuar më 4 shkurt 1945, në gazetën “Bashkimi”, ishte qind për qind fals, mashtrues, sepse gënjeu e mashtroi lexuesit e tij për dhjetëra vjet, kurse trakti i vërtetë është ai me nr. 31 (dt. 5 shkurt, botuar në “Buletinin e Zërit të Popullit” 1944), që saktëson jo 80 të vrarë, por të “vrarë me dyzina të rinjsh”. Por, të dokumentuar nga procesverbalet e atëhershme janë vetëm 10 të vrarë. Masakra e 4 shkurtit që rëndom trajtohet e menduar dhe programuar përpara 4 shkurtit nga “klika naziste e...