Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Protestat masive në Paraguaj kundër kolapsit të bankës dixhitale Ueno janë shoqëruar me skena tensioni dhe përplasje. Një prej episodeve më të forta është regjistruar në kryeqytetin Asunción, ku ish-senatori dhe ish-kandidati presidencial, Paraguayo Cubas, është larguar me forcë nga protestuesit. Sipas raportimeve, sapo Cubas është shfaqur pranë demonstruesve, është përballur me thirrje kundër tij, fyerje dhe akuza për oportunizëm politik. Disa protestues e kanë kapur nga duart dhe këmbët, duke e nxjerrë jashtë turmës, ndërsa të tjerë e kanë qëlluar me vezë. Qytetarët e kanë akuzuar politikanin se po përpiqet të përfitojë politikisht nga zemërimi dhe pakënaqësia e krijuar pas krizës financiare që ka përfshirë vendin. Shkak për revoltën është bërë kolapsi i bankës dixhitale Ueno, i cili ka lënë rreth 2.9 milionë klientë...