“Ronaldon nuk vraponte as me top dhe as pa top”, Ten Hagu akuzon yllin portugez: Më la në baltë
Erik Ten Hagu i është rikthyer së shkuarës së tij te Mançester Junajtedi. Trajneri holandez ka shpjeguar arsyet e konfliktit të tij me Ronaldon. Ten Hagu ka akuzuar yllin portugez për mospërgatitje fizike. Në një intervistë të dhënë për “The Athletic”, ish-trajneri i i “djajve të kuq” ka thënë se Ronaldo nuk vraponte në fushë as kur kishte topin në zotërim dhe as kur nuk e zotëronte atë. “Ai nuk vraponte as kur ekipi kishte topin, e as kur nuk e kishte. Arsyeja ishte se ai nuk e kishte përgatitur veten. Çdo ekip i nivelit të lartë duhet ta përqafojë lojtarin e nivelit të lartë, por lojtari i nivelit të lartë duhet të punojë për ekipin. Kristiano Ronaldo e la në baltë ekipin dhe mua,...
Burimi:
sportekspres.com