Nis Maratona e Tiranës, 5,800 garues bëhen bashkë! Unaza e Vogël e bllokuar deri në orën 16:00

Nis Maratona e Tiranës, 5,800 garues bëhen bashkë! Unaza e Vogël e bllokuar deri në orën 16:00

Nga ora 08:00, ka nisur në Tiranë edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, duke mbledhur rreth 5,800 garues në këtë aktivitet sportiv. Risi e këtij viti është përfshirja e garës prej 5 kilometrash, e cila synon të krijojë më shumë mundësi për pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë event. Për mbarëvajtjen e organizimit janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 efektivë policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës. Për shkak të zhvillimit të maratonës, deri në orën 16:00 do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. E gjithë Unaza e Vogël e Tiranës do të jetë e bllokuar për automjetet, ashtu si bulevardi “Zogu i Parë” dhe Bulevardi i Ri. Kufizimet përfshijnë gjithashtu segmentin nga...