Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e këshilltarit të ministrit grek të Sportit, Yiannis Vroutsis, vetëm disa orë pasi vëllai i tij, Odiseas Dhima, u arrestua nën dyshimet për përfshirje në një çështje me substanca të ndaluara. Sipas mediave greke, legjenda e peshëngritjes e mori vendimin për arsye ndjeshmërie, pas arrestimit të vëllait të tij 58-vjeçar, i cili akuzohet se furnizonte sportistë me substanca të ndaluara për rritjen e performancës fizike. Megjithatë, ministri grek i Sportit nuk e ka pranuar dorëheqjen. Sipas Protothema.gr, Vroutsis i ka bërë të qartë Pirro Dhimës se ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e një familjari, duke iu përgjigjur: “Çfarë lidhje keni ju me këtë?”. Pirro Dhima vijon ndërkohë të mbajë edhe detyrën e sekretarit special në...