Ronaldo në telashe, Federata në Portugali e ndëshkon për rebelimin

Ronaldo në telashe, Federata në Portugali e ndëshkon për rebelimin

Një përplasje me trajnerin Jorge Jesus i ka kushtuar Cristiano Ronaldos një pezullim të përkohshëm nga Federata Portugeze e Futbollit. Ylli portugez është vënë nën hetim disiplinor pasi u largua nga grumbullimi i kombëtares, në prag të sfidës me Danimarkën në Ligën e Kombeve. Vendimi: “Fillimi i procedimit disiplinor ndaj Kristiano Ronaldos, me vendim të Seksionit Joprofesionist të datës 9 tetor 2026, me qëllim shqyrtimin e çdo përgjegjësie të mundshme disiplinore lidhur me ngjarjet e ndodhura më 7 tetor. Pa cenuar pezullimin automatik parandalues, të cilit ai iu nënshtrua deri në datën e nisjes së procedimit, u vendos pezullimi parandalues joautomatik i lojtarit dhe procedimit iu dha karakter urgjent.