Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Llalla

Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Llalla

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për parashkrimin e dënimit me dy vite burg për fshehje pasurie. Llalla kishte kërkuar që vendimi i formës së prerë, i dhënë në vitin 2021, të konsiderohej i parashkruar, duke argumentuar se kishin kaluar afro pesë vite pa e vuajtur dënimin me burg. Kërkesa u shqyrtua këtë të hënë në GJKKO, pas shtyrjes së seancës së mëparshme, kur prokurorja e SPAK, Enkelejda Millonai, kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e dosjes. Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij. Ndërkohë, Adriatik Llalla vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare. Gjatë hetimeve ndaj tij, ai u largua drejt Italisë, ku u arrestua dhe më pas u...