Pabarazia godet më të varfrit, Shqipëria e fundit në rajon për shpërndarjen e të ardhurave
Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varfër e popullsisë në krahasim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2025, 20% e popullsisë me të ardhurat më të ulëta përfitonte vetëm 3.6% të totalit të të ardhurave pas taksave, sipas të dhënave krahasuese rajonale nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw). Kjo është pesha më e ulët në rajon dhe dëshmon një shpërndarje më të pabarabartë te të ardhurave në dëm të shtresës më të varfër. Treguesi mat se çfarë pjese te të ardhurave totale të popullsisë merr një e pesta e individëve me të ardhurat më të ulëta, pasi janë zbritur taksat dhe janë përfshirë transfertat sociale. Sa më e ulët të jetë...
Burimi:
gijotina.com