Skandal në forumin e BE-së të udhëhequr nga Marta Kos, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

Skandal në forumin e BE-së të udhëhequr nga Marta Kos, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

Kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026), që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisionares për Zgjerim, Marta Kos. Në të janë paraparë të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë politik nga vendet anëtare të BE-së dhe ato që synojnë anëtarësimin, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrës, artistë, të rinj dhe ekspertë të politikave. Megjithatë, sipas informacioneve të paraqitura, Kosova nuk ka pasur përfaqësues në këtë aktivitet, ndërsa një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse dhe koncertit, është interpretuar kënga “Oj Kosovo, Kosovo”. Ky veprim është skandaloz, pasi në një aktivitet të dedikuar...