KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë

KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka rimbursuar 783.1 milionë lekë për operatorët e transportit urban gjatë periudhës 2023–2025 Bashkia e Tiranës ka rimbursuar 783.1 milionë lekë për operatorët e transportit urban gjatë periudhës 2023–2025, por pa një sistem të besueshëm dhe të dokumentuar për verifikimin e kilometrave të përshkuar nga autobusët. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se pagesat janë mbështetur në dokumentacionin e përgatitur nga vetë kompanitë, duke krijuar rrezik për pagesa të pajustifikuara nga buxheti publik. Sipas raportit të auditimit të performancës për qarkullimin rrugor në Tiranë, rimbursimet për linjat urbane arritën në 193 milionë lekë në vitin 2023, u rritën në 282.1 milionë lekë në vitin 2024 dhe në 308 milionë lekë në vitin 2025. Për të gjithë periudhën, shuma e paguar ishte 783,145,068...