Roli i Vojsllav Tankosit në pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike 1912

Roli i Vojsllav Tankosit në pushtimin e Kosovës gjatë luftërave ballkanike 1912

Nga Dr. Qazim Namani Në shekullin XIX, Rusia tani më i kishte hartuar disa projekte, për sllavizmin dhe greqizmin e popullatës ortodokse vllahe e shqiptare, për ti bashkuar ata kundër P. Osmane dhe popullatës të besimit islam në trevat e Ballkanit. Sidomos luftës së Krimesë, dhe nënshkrimit të traktatit të Parisit në vitin 1856, Rusia filloi që ti nxitë për kryengritje të armatosur, popullatën e krishterë në Gadishullin Ballkanik. Në disa qytete shqiptare, Rusia i hapi edhe konsullatat ruse. Në vitin 1866, konsull rusë në Prizren, u emërua Evgenije Timajev. Rusia tani më kishte emërua konsull edhe në Shkup, ndërsa në vitin 1902 e hapi konsullatën edhe në qytetin  Mitrovicës në Kosovë. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në viset e banuara me popullatë shqiptare, Perandoria...